
27 Apr 2016
Xhami si formë izolimi akustik në ditën ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për zhurmat
"Guardian" thekson rëndësinë e izolimit të duhur të dritareve dhe ofron këshilla për mënyrën e arritjes së performancës më të mirë akustike
Bertrange, Luxembourg, 27 Prill 2016 – Sot është dita ndërkombëtare e ndërgjegjësimit për zhurmat, e cila shërben për të na kujtuar se zhurmat e tepërta mund të jenë të dëmshme si për shëndetin, ashtu edhe për ekosistemet që na rrethojnë. "Guardian Industries Glass Group" në Evropë e mbështet këtë nismë ndërgjegjësimi dhe ndihmon në shpjegimin e rëndësisë së izolimit të mirë të dritareve, duke ofruar gjithashtu këshilla për zgjedhjen e sistemit të përshtatshëm për izolimin akustik në ambientet e shtëpisë.
- Përhapja e zhurmës për të gjithë ndërtesën nuk varet drejtpërdrejt nga sipërfaqja e çdo elementi arkitektonik, ndaj, ndonëse sipërfaqja e hapësirave për dritare është më e vogël se sa e mureve, dritaret vijojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në bllokimin e zhurmave.
- Ndonjëherë nuk i kushtohet rëndësia e duhur nevojës për izolimin e përshtatshëm të dritareve, por izolimi i boshllëqeve në fasadë është aq i rëndësishëm saqë izolimi i vetëm një "defekti" prej 0,1% të sipërfaqes totale mund ta rrisë reduktimin e zhurmave deri në 10 dB (decibelë) ose më shumë.
- Gjatë vendosjes së një kase të përshtatshme për dritaret, kini parasysh që përhapja e zhurmave lidhet drejtpërdrejt me trashësinë e xhamit. Gjithashtu e rëndësishme është edhe asimetria e dy trashësive të xhamave që integrohen në një njësi me xhama dopjo.
- Njëra mund dhe të rrisë izolimin akustik të dritareve duke përmbajtur xham laminat, i cili kombinon disa fletë xhami me trashësi të ndryshme me një shtresë ndërmjetëse të hollë butirati polivinili, ose PVB-je. Izolimi akustik mund të përforcohet edhe më nëse fleta PVB ka karakteristika të posaçme performance akustike.
Vëmendja tek izolimi akustik i përgjigjet dëshirës në rritje të konsumatorëve për të përmirësuar komoditetin e shtëpive të tyre. Teknologjia e fundit e xhamit kombinon në përsosmëri emetimet e ulëta, kontrollin ndaj rrezatimit diellor, tejdukshmërinë, izolimin akustik dhe sigurinë.
Regjistrohu për funksionin e përzgjedhjes së xhamave "Guardian", një databazë që përmban vlerësime dhe certifikata për rreth 4000 kombinime të ndryshme llojesh xhami njësh, dysh dhe tresh, te www.guardian-czestochowa.com . Funksioni i përzgjedhjes së xhamave ofrohet në anglisht dhe në polonisht.
Vizito qendrën teknike të "Guardian" te www.sunguardglass.eu, ku mund të regjistrohesh për të përdorur funksione dhe burime të ndryshme në internet, mes të cilave dhe "Guardian Acoustic Calculator".
Reader Enquiries
Guardian Glass
19, Rue du Puits Romain
L-9070 Bertrange
Luxembourg
Notes for Editors
Informacion rreth "Guardian Industries Corp.":
"Guardian" është një kompani e larmishme prodhuese me seli në Auburn-Hills, Michigan të SHBA-së, me pozita kryesuese në treg në produktet e xhamit float dhe të xhamit të përpunuar për përdorime komerciale, banesash dhe transporti; përdorim në industrinë automobilistike; dhe shpërndarjen e produkteve te ndertimit. Nëpërmjet qendrave të saj të kërkim-zhvillimit (Qendra e Shkencës dhe e Teknologjisë për xhamin dhe Qendra e Zhvillimit të Përparuar për industrinë automobilistike), "Guardian" qëndron në krye të inovacionit teknologjik. Grupi i saj për industrinë automobilistike, "SRG Global", është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të veshjeve të përparuara të cilësisë së lartë për pjesët plastike. "Guardian", degët e saj dhe filialet e saj punësojnë rreth 17 000 persona në komplekset në Amerikën e Veriut, Evropë, Amerikën e Jugut, Lindjen e Mesme dhe Azi. Vizitoni wwww.guardian.com.
Related images

"Guardian Industries Glass Group" në Evropë thekson rëndësinë e izolimit të duhur të dritareve.
(Foto "Guardian Industries Corp.", GRDPR075)
Editorial enquiries
Andrew Wilkins
Guardian Glass
Siria Nielsen
EMG
Also available in